Historia jonë

Rreth Nesh

Ndryshe Restaurant është një projekt shumë i veçantë dhe realizohet për herë të parë në Shqipëri. Gjithçka nisi fillimisht si një ide, e cila më pas mori jetë kur në tryezën e diskutimeve me donatorë të Fondacionit Fundjavë Ndryshe, gjetëm mbështetjen për tu financuar ky projekt.

Po çfarë është ky projekt dhe pse vendosëm për ta realizuar?

Ky projekt është realizuar në Qendren e Fundjavë Ndryshe, në rrugën e Arbrit në Tiranë. Në këtë Qender, nga Fondacioni Fundjavë Ndryshe është realizuar një projekt i madh social, një Qender e madhe multifunksionale, e cila përmban; biblioteka e paisur me 75,000 libra, qendër të mësimit të gjuhës së huaj, qendër shëndetësore, farmaci, klinike dentare, salla për aktivitete falas, kapanone të magazinimit dhe përpunimit të të mirave materiale.

Në këtë qendër e cila shtrihet në 43.000 m2, është në fazën e parë dhe ndërtimi i shkollës profesionale, e cila do të shërbejë falas, për të mësuar arsimin profesional falas, të gjithë ata individë që vijnë nga shtresat në nevojë. Të gjithë projektet janë FALAS në Qendrën e Solidaritetit. Pjesë e projekteve të ardhshme është dhe një jetimore dhe shtëpi për të moshuarit.

Gjatë gjithë kohës kemi menduar sesi mund të prodhojmë të ardhura, në mënyrë që jo për çdo projekt të kërkojmë donacione dhe shërbimet në Qendër të jenë falas për njerëzit në nevojë. Këtu lindi ideja e Ndryshe Restaurant, që mori jetë, falë kontributit të shumë bizneseve në Shqipëri dhe 500 donatorëve të cilëve, në shenjë mirënjohje i është ndërtuar një memorial në Qendren e Fundjavë Ndryshe.

s
Ky restorant, do të shërbejë për shumë funksione, po shkruajmë disa prej tyre

Praktika e studentëve të arsimit profesional, shitja e produkteve që prodhohen nga grupimet në nevojë dhe çdo fundjavë shpërndarja e 2000 vakteve ushqimore nga guzhina e Restorantit.
Gjithashtu, të gjithë eventet që organizon Fondacionit, do të jenë falas, aktivitetet sociale që shërbejnë për ti festur ditëlindjen fëmijëve që nuk e kanë festuar kurrë dhe shumë projekte të tjera.
Ndryshe Restaurant, është një aktivitet tregtar në emrin e Fondacionit Fundjavë Ndryshe, i cili do të dërgojë të gjithë fitimin e tij, 100% për projektet sociale të Fondacionit!
Ne në Fundjavë Ndryshe, kemi menduar gjithmonë si një familje e madhe, ndaj ku ftojmë të gjithëve, familjarisht, me miq e më shokë, që të frekuentoni këtë vend, sepse jo vetëm që do të mbështesni projektet sociale, por do të ndiheni mirë shpirtërisht. Ju mirëpresim